Bota

Lufta në Ukrainë, OKB: 847 civilë të vrarë, mbi 1300 të plagosur

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se nga lufta në Ukrainë deri më tani kanë humbur jetën 847 civilë.

Numri është rritur me 31 viktima krahasuar me një ditë më parë.

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) pranë OKB-së tha se janë plagosur 1,399 civilë, duke përfshirë 78 fëmijë, të cilët kanë pësuar kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Numri aktual besohet të jetë shumë më i lartë, shton OHCHR.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë bombardimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave me shumë lëshime, sulmet me raketa dhe ato ajrore,” tha OHCHR.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *