Të evakuuarit nga Mariupoli rrëfejnë tmerrin: Qyteti nuk ekziston më, kemi jetuar 10 ditë në bodrum pa ujë, pa ushqime dhe pa drita
Të evakuuarit nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar nga sulmet e ushtrisë ruse që gjenden prej javësh të bombarduar.
“Nuk ka Mariupol,” thotë 54-vjeçarja Lyudmyla, një mësuese e gjuhës angleze, ndërsa mbërrin në Zaporizhzhia, rreth 250 km larg Mariupolit.
“Kemi ndenjur 10 ditë në bodrum dhe nuk kemi dalë asnjë herë, s’kemi pasur as ujë, as energji elektrike”.
Lyudmyla thotë se i mungojnë vërtet fëmijët që i mësonte.
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë të bëj tani.”
Një tjetër i evakuuar, Sergiy, 44 vjeç, thotë se ka udhëtuar nga Mariupol me familjen, qenin dhe papagallin e tij. Njerëzit po “luftonin për karburant” për të shpëtuar nga qyteti, thotë ai për Reuters.
Rruga Press