Kandiq: Asnjë kandidat serb nuk e pranon realitetin që Kosova është shtet i pavarur
Në lidhje me kandidatët të cilët garojnë në zgjedhjet e 3 prillit ka reaguar aktivistja serbe Natasha Kandiq, e cila ka thënë se ndjehet e irrituar pasi asnjëri nga kandidatët nuk e pranon realitetin që Kosova është shtet i pavarur, raporton Zeri.info.
“S’ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin që Kosova është bërë e pavarur që nga viti 1999”, ka shkruar Kandiq në Twitter.
Në fund, Kandiq ka ironizuar duke thënë se Serbia ka nevojë për një komedian.
Po ashtu, ajo ka thënë se të gjithë kandidatët janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO si dhe kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Nema nijednog kandidata za predsednika koji priznaje stvarnost – da je Kosovo nezavisno od 1999. Svi protiv članstva u NATO-u. Svi protiv sankcija Rusiji. Nama je neophodan komičar.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 18, 2022
Rruga Press