Luiza Gega, e 13-ta në Botëror në garën e 3000 metrave
Atletja shqiptare Luiza Gega u rendit e 13-ta në garën e 3000 metrave në Botërorin në salla të mbyllura që po zhvillohet në Beograd. Gega mori pjesë në garën e 3000 metrave kaloi finishin me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 97 të qintat përballë një konkurrence të fortë.
Një kohë jo më e mira e këtij viti për Gegën, e cila synonte të përfshihej në gjashtë më të mirat. Luiza Gega ishte e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në këtë kampionat.
Rruga Press