Bota

Itali: 5.2 milionë familje do të paguajnë më pak energjinë e gazin

“E patolerushme gjithçka po ndodh me  çmimet e energjisë”, u shpreh kryeministri italian Mario Draghi, pas mbledhjes së fundit të qeverisë, e cila u mbyll në orët e vona të së premtes 18 mars 2022.

 “E patolerushme, tha ai, që në një situatë emergjence ku është në lojë siguria kombëtare, qeveria mos t’i vë frenin spekullimeve me çmimet e duhet të pranoj se çfarë po ndodh me çmimin e energjisë”.

“E patolerushme tha ai, që kompanitë shpërndarëse të gazit e të energjisë të kenë një sjellje të tillë në këtë situatë emergjence.”

Me një manovër financiare me vlerë 4.4 miliardë euro që i janë bashkuar 16 miliardë eurove të tjera të shpenzuara gjatë gjashtë muajve të fundit, qeveria italiane ka ndërmarrë këto masa shtesë “të nevojshme për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë e që po rëndojnë tek qytetarët e kompanitë italiane.”

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Qeveria italiane ka vendosur të ruaj të pandryshuar çmimin e energjisë e të gazit për familjet që kanë të ardhura vjetore nën 12 mijë euro.

Janë reth 5.2 milionë familje italiane që jetojnë nën këtë cati të ardhurash e sipas vendimit të fundit të qeverisë Draghi deri në fund të vitit 2022 do ta paguajnë cmimin e gazit e të energjisë, më pak se të tjerët e baraz me sa e kanë pagauar një vit më parë.

Ekzekutivi italian ka lëvruar 4.4 miliardë euro të tjera për këtë manovër që nuk do të dal nga buxheti i vitit por që në unanimitet koalicioni qeverisës, është vendosur të rëndoj tek kompanitë energjitike.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Me një manovër që ai e ka quajtur “rishpërndarje e drejtësi sociale”, qeveria italiane ka firmosur draft ligjin i cili përmban masën e taksimit me 10% të ekstraprofiteve që janë gati 40 miliardë më shumë që kompanitë energjitike kanë arritur gjatë gjashtë muajve të fundit e në krahasim me profitet e tyre në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Është e drejtë, u shpreh Draghi që kësaj here të jenë kompanitë e sektorit energjitik të paguajnë për çfarë po ndodh.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *