Lajme

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Amerika shprehë sërish mbështetje për Kosovën e Bosnjën

Mes shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të nxisë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, vijnë mesazhet mbështetëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference për media konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë me Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën në përballje me  tentimin e shtrirjes së ndikimit nga Rusia dhe Kina në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Presidenti Biden është mik i boshnjakëve dhe shqiptarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi përcilleni këtë garanci menjëherë”, u përgjigj shkurt Psaki.

Ndryshe, dje në Kosovë qëndroi një delegacion i Shtëpisë së Bardhë i udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit amerikan Joe Biden, për Siguri Kombëtare.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjete sociale pas takimit se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë jetike dhe strategjike.

Autoritetet kanë themeluar grupin punues ndërinstitucional, që synon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, mes shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të nxisë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *