Rama i kërkon në fshat por fermerët i vijnë te zyra, Resuli: Miellin serb haje vet, duam grurin në Shqipëri
Ndërsa qytetarët i kanë zënë derën te kryeministria, kryeministri Edi Rama u vendos në fshatin katund të Ri për tu prezantuar fermerëve ndihmën që parashikon qeveria për ta në paketën e rezistencës sociale.
Para Kryeministrisë mes qytetarëve ka edhe fermerë.
Përfaqësues i tyre, Ervin Resuli, tha se antimitingu i Ramës është një turp.
Ai i kërkoi shefit të qeverisë të kthejë sytë nga bujqësia për të siguruar bukën e përditshme këtu dhe jo për të mbajtur sytë nga mielli i Serbisë.
“Një kryeministër që është duke bërë një antimiting me fermerët do të thotë se i ka frikë ata. Sot fshati nuk ka bujq robër, njerëz që mezi mbyllin muajin.Sot fshatit i është larguar pjesa vitale, rinia. Sot në fshat për zhvillimin e bujqësisë mundohen të vjetrit. Zoti kryeministër, jepi Zahos mundësi të kuptojë se qumështi, mishi, djathi, veza nuk vijnë nga supermarketi po prodhohen në fshat, buka e përditshme prodhohet në fshat. Mos bëj antimiting me fermerët se është turpi jot. Ata e dinë sa para marrin, sa mbështeten nga kjo qeveri. Fermerët kanë për të ndenjur këtu, nuk lëvizin më. Nuk kanë më interes të merren me bagëtitë dhe tokën. Miellin e serbit haje vetë, ne e duam grurin në Shqipëri”.
Rruga Press