Lajme

Temperatura deri në 14°C, e shtuna me diell, s’mungojnë vranësirat

TIRANË-E shtuna do të karakterizohet nga mot i mirë mirëpo të pranishme do të jenë edhe vranësirat. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në zonat Veriore dhe qëndrore për gjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat Jugore pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjell dhe reshje të izoluar shiu. Në zonat Juglindore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *