Përgjimet e reja, Elsa Lila: I dashur, duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror
Në dosjen e siguruar zbulohet roli i Elsa Lilës, e cila kishte vënë shtëpinë e saj në shërbim të organizatës, ku ata fshihnin paratë.
Në një moment të bisedës Elsa Lila duke folur me shtetasin tjetër shqiptar të identifikuar si Arind Boçi, i thotë këtij të fundit se i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, ndërsa e prezanton edhe me planin e rrugëve hyrëse dhe dalëse për në shtëpinë e saj, në mënyrë që veprimet e personave që hynin në banesë mos viheshin re.
Ndërkohë duke folur me kode Lila tregon edhe vendin se ku ruhen paratë e ardhura nga krimi.
Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lilës dhe Arind Boçit thuhet:
Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti… Shih e bë… unë po të lë një palë çelësa… mbyllu aty, ndrysho vend
Elsa; Kuptove o jo? Po tee lee njee kopje çelësash.
Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty… është vend yll… ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem…
Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqiptare rekomandonte Arindo Boçi, të kishte kujdes “kutinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve”, një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit.
Elsa: Mos harro kutinë e Babagjyshit të krishtlindjeve është atje poshtë
Elsa: Është tek ajo mobilja që di ti, aty prapa…. aty është ajo e babagjyshit….e aty brenda është ajo që di ti, ajo që t’i ke lënë…e mos harro.
Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’kemi gjë ilegale….
Elsa: Unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë tek shteti shkoj çdo ditë..
Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë në krevatin e saj, ja kishin falur se i mungonin disa dokumente. Dhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante.
Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një mik brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri ka njerëz të korruptueshëm që mund të jenë të vlefshëm në situata të vështira të mikut.
Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror… kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë…një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di… është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetëror, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar.
Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,… se këtu kanë jetuar njerëz që nuk dua t’i them emrin… ata me M…
Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?
Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë… si këto që ke ti…
Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë:
Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjeç
Arindi Boçi i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjeç
Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjeç
Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjeç
Françesk Ndreja, i thirur me nofkën Çesku, 29 vjeç
Në dosje janë shpjeguar rolet që ka pasur secili prej tyre. Organizator i këtij grupi ishte shqiptari Arindi Boçi, i cili njihej pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës. “Rindi”, sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese. Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, Elsa Lila akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.
“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktivat e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor”.
Në dosje shkruhet se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse me rol minimal, faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës”, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabilitetit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci. Hetuesit italianë nënvizojnë se “Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij kriminal” e dëshmojnë përkatësinë e saj më këtë ambient kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore.
Petrit Bardhi i njohur me pseudonimin Titi, ishte element kryesor. Ky i fundit i siguronte grupit të drejtuar nga Arindi Boci, sasinë e drogës për ta trafikuar, falë lidhjeve me element të spikatur të kriminalitetit roman. Arindi Boci, ishte Cesku dhe merrej me magazinimin e tregtimin e lëndës narkotike.
Ndalemi te Lila. Në përgjime del që asaj i janë besuar ruajtja e arkës së të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike e një regjistër kontabilitetit me hyrje daljet e të ardhurave. Gjatë një bisede të përgjuar në banesën e Arindi Boci, “Rindi” informon babanë e nipin e Glendi Burhanaj se kishte tërhequr 25 mijë euro për shpenzimet legale. Lila si njeri i besueshëm i tij i ofronte banesën e saj për t’iu fshehur kontrolleve policore, gjatë periudhës së verës, kur ajo do të nisej për pushime.
Aktiviteti i zhvilluar nga janari 2019 deri në shtator 2019 bëri të mundur verifikimin e përdorimit të telefonave për komunikimin e tyre dhe identifikimin e ndarjes së roleve të përfshira nga të dyshuarit brenda grupit kriminal: BOCI Arindi (i quajtur “Rindi”), si organizator i shoqatës; së bashku me Burhanaj Glend (i quajtur “Qorri”), ka ngritur, organizuar dhe menaxhuar një trafik droge në zonën Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marijuanës atje;
Ndreka Francesk (i quajtur “Cesk”), si anëtare e shoqatës; “Vino e besueshme” dhe “krahu operativ” i Arindi Boci, e ka ndihmuar këtë të fundit në fazat që kanë të bëjnë me posedimin, përpunimin, asgjësimin dhe shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës;
BARDHI Petrit (i quajtur “Titi”), si pjesëmarrës në shoqatë, i dha grupit të kryesuar nga Arind Boci kontaktet e blerësve të drogës, duke pohuar kalibrin dhe njohuritë e tij me subjekte të shquara të botës kriminale si dhe duke e ndihmuar atë me rastin e dërgimit të lëndës narkotike;
LILA Elsa, si anëtare e organizatës; duke ndjekur direktivat e “grupit” u përdor si “kujdestare” e të ardhurave të veprimtarisë kriminale të paligjshme si dhe të ashtuquajturat libri i kontabilitetit?
Alessio Nardini, si pjesëmarrës në shoqatë, doli fillimisht si kontakt i Petrit Bardhit ka siguruar disponueshmërinë e banesës dhe kutisë së saj në Via Odoardo Giove n.35, e përdorur nga Boci dhe Burhanaj për mbajtjen e drogës, nga e cila siguronte edhe drogë.
Rruga Press