Lajme

“Ministre idiote”/ I riu në karrocë me rrota proteston në Durrës: Hajde jeto ti me 140 euro në muaj

Qytetarët në Durrës, kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimeve.

Një i ri, ka komentuar deklaratën e djeshme të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se një shqiptar që merr 140 euro, nuk quhet i varfër.

“Meqë i dalin, le ta lërë rrogën, 2-3 mijë euro a sa merr, edhe qiratë që mbledh në ato të vetat. Ta provojë a e kalon dot muajin me 140 euro, pastaj prite kur të vijë të dali këtu si ne,”-tha ai.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërsa një tjetër, i cili doli në protestë edhe pse në karrocë me rrota, nuk i kurseu ofendimet ndaj ministres.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *