Bota

Ambasadorja e SHBA: Gënjeshtrat e Rusisë për armët biologjike, shenjë e qartë dëshpërimi

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, kritikoi sërish përpjekjet e Rusisë për të gënjyer në lidhje me akuzat për armë biologjike në Ukrainë.

Siç thashë një javë më parë, Ukraina nuk ka një program të armëve biologjike. Nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike – as afër kufirit të Rusisë, as askund. Ka vetëm objekte shëndetësore publike, dhe këtë unë e them me krenari”, tha Thomas-Greenfield në fjalimin e përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë ditës së premte.

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kanë hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet për programe biologjike të mbështetura nga SHBA në Ukrainë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Seanca urgjente e së premtes u thirr nga Rusia pasi ajo njoftoi të enjten se nuk do të kërkonin votim mbi projekt-rezolutën e tyre humanitare për Ukrainën.

Thomas-Greenfield në vend të kësaj tha se “është Rusia ajo që ka një histori të mirë-dokumentuar të përdorimit të armëve kimike” dhe se takimi i së premtes është “rezultat i izolimit të tyre në këtë Këshill dhe në skenën botërore“.

Ne nuk do të nderojmë dezinformimin ose teoritë konspirative të Rusisë. Unë nuk do të përsëris sharjet dhe akuzat e rreme që Rusia ka hedhur kundër popullit ukrainas dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur në këtë tryezë. Por ne e dimë se dezinformimi i Rusisë është një shenjë e dëshpërimit të saj. Kjo është e vërteta dhe ne do të vazhdojmë të sigurojmë bota e sheh dhe e dëgjon atë”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vassily Nebenzia pohoi të premten se detajet e reja tregojnë prova të armëve biologjike të mbështetura nga SHBA në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *