Lajme

Shqiptarët të tretët për marrjen e shtetësisë në vendet e BE

Gjatë vitit 2020, 729 mijë persona morën shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian ku ata jetojnë, duke shënuar një rritje me 3% krahasuar me një vit më parë, bën të ditur Eurostat.

Rritja duket se është ndikuar nga shtetësitë e dhëna në Spanjë, mbi 27 mijë më shumë krahasuar me 2019. Gjithashtu më shumë shtetësi ka dhënë Holanda, Suedia dhe Portugali.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen suedeze për auditimin

Në kontrast, Franca ka dhënë më pak shtetësi (-23 300) krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga Gjermania (-20 800), Belgjika (-6 700) dhe Rumania (-4 000).

Shumica (85%) e atyre që kanë marrë shtetësinë në vendet e BE-së janë qytetarë të vendeve jashtë Evropës.

Të parët në numër janë marokenët, ndjekur nga sirianët dhe shqiptarët. Në 2020, 68 900 marokenë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së, ku shumica janë në Spanjë, Itali dhe Francë.

Lexo më shumë  'Përvojë transformuese': Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri

Shqiptarët janë të tretët pasi 40 500 kanë marrë shtetësi në vendet e BE gjatë 2020, pasi sirianëve (50 200). Shumica, rreth 72% e totalit e kanë marrë shtetësi italiane.

Vendet e BE-së që japin më shumë shtetësi – që quhet ndryshe natyralizim – për numër banorësh janë Suedia, Portugalia, Holanda dhe Finlanda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *