Lajme

Prodhuesit në krizë, kriza e çmimeve shton kostot, një pjesë rrezikon falimentin

“Nëse do të mbahemi vetëm me importet shumë shpejt do të humbasim ekonominë tonë prodhuese”, kështu shprehet përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra i cili ngre shqetësimin e shumë sipërmarrjeve në vend.

Kriza e çmimeve po shton kostot për të gjitha industritë e ekonomisë, të cilat krahas rritjes së çmimit të naftës dhe lëndëve të para po përballen dhe me krizën e energjisë elektrike. Por pasojat do të ndihen më tej në shkurtimin e vendeve të punës dhe uljen e prodhimit të produkteve vendase.

Lexo më shumë  PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë Rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë

Sipas përfaqësuesit të prodhuesve kriza aktuale e çmimeve është një zgjatim i krizës post pandemi, e cila ende nuk po gjen zgjidhje jo vetëm prej situatës në tregjet ndërkombëtare, por dhe neglizhencës së qeverisë e cila nuk mori masa të menjëhershme.

Dëmet më të mëdha të krizës, sektori prodhues duke se po i vuan edhe nga mungesa e dialogut me qeverinë.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Përballë kostove të larta, kriza mund të prodhojë edhe faliment për shumë sipërmarrjeve të cilat po përballen dhe me mungesën e kërkesës në eksporte. Për konsumatorët, ekspertët thonë se duhet të tregohen të kujdesshëm në shpenzime e të përgatiten edhe për goditje të tjera të çmimeve.  /a2news.com/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *