BallinaBota

Me 72 mijë njerëz të vaksinuar, Italia është e dyta në Evropë

Janë 72,397 persona të vaksinuar kundër koronavirusit në Itali, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme në portalin online të komisionerit të jashtëzakonshëm për urgjencën.

Lazio kryeson për sa i përket numrit me 16,366 vaksina (ose 35,7% të dozave të disponueshme), sipas ANSA.

Menjëherë i vjen pas Piemonte (me 9,478  doza ose 23,2%), Toskana (6,824 – 24,4%) dhe Campania (6,671 – 19,7). Lombardia është shumë prapa (2,446 – 3%).

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Italia është e dyta në Evropë, pas Gjermanisë, për numrin e njerëzve të vaksinuar. Kështu thonë zyrat e Komisionerit për urgjencën, Domenico Arcuri.

Mungesa e personelit shëndetësor dhe shiringave: këto janë problemet në fillim të fushatës së vaksinimit kundër Covid në Itali. Ndaj për vaksinat do të pranohen edhe vullnetarët, edhe personeli shëndetësor i dalë në pension.

Rruga Press

YouTube player