KryesoreLajme

Kancelari austriak: Nevojitet që Kosova të jetë pjesë e BE-së

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, ka biseduar për mënyrën e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

Nehammer ka thënë se është me rëndësi që Austria të jetë urëlidhëse, ndërsa ka shtuar se për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme.

“Ne vërtetë jetojmë në sfida. Fillimisht ishte luftimi i pandemisë e pasojat që erdhën me të. Tash kemi luftë në Evropë. Federata Ruse e ka sulmuar Ukrainën. Duhet trajtuar pasojat që do të vijnë si pasojë e kësaj. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, duke trajtuar si çështjen e inflacionit, çështjen e energjisë. Duhet zgjidhur bashkë. Po ashtu kam folur me kryeministrin për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Është me rëndësi që Austria të jetë urëlidhëse, por me rëndësi është ta përfshihet edhe Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, ka thënë Nehammer në konferencë për media.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *