Vezët shtrenjtohen me 40-50 lekë për paketim
Shtrenjtohen vezët me 40 deri në 50 lekë për paketim. Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet ,tregtarët paralajmërojnë se në ditët në vijim çmimi i vezëve do të pësojë një tjetër shtrenjtim. Virusi që ka shkaktuar ngordhjen masive të pulave ka ndikuar në uljen e prodhimit vendas të vezëve.
Qytetarët kanë zgjedhur që të blejnë në pikat e shumicës ku çmimet janë më të lira se në supermarket. Ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën pasi produktet më të domosdoshme të shportës janë rritur ndjeshëm.
Virusi i pulave boshatisi pularitë në Durrës. Ndërsa për sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë. Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 mijë pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 mijë.
Rruga Press