KryesoreLajme

Trazohet rajoni?! Deputetja britanike: Putini synon të bëjë në Ballkan të njëjtën gjë që po bën në Ukrainë. Serbët, dora e tij e zgjatur

Deputetja laburiste Fleur Anderson ka dhënë alarmin në Parlamentin e Britanisë së Madhe në lidhje me mundësinë e destabilizimit të Ballkanit prej Vladimir Putinit, i cili sipas saj mund të përdore levat e tij në rajon për të arritur qëllime të mbrapshta.

Anderson i tha qartësisht se qëllimet e Putinit në Ballkan janë të njëjta me ato të Ukrainë, ku ai është futur me tanke dhe po vret njerëz.

“Nëse ka ndonjë këtu që mendon se Putini nuk ka qëllime në Ballkan të ngjashme si ato në Ukrainë duhet ta mendojë sërish. Nëse mendoni se paqja nuk është aq lehtë e cënueshme duke marrë në konsideratë realitete si ai shteteve të Ballkanit dhe sidomos në Republika Serpska, atëherë duhet ta mendojë sërish këtë gjë. Dhuna në Ukrainë konfirmon se Putini ka qëllime të destabilizojë me të njëjtën formë edhe rajonin e Ballkanit”, tha ajo.

Deputetja kërkoi nga Parlamenti  dhe qeveria e Britanisë së Madhe që të rrisë kapacitetet mbrojtëse të shteteve të Ballkanit për të mos rënë në kurthin e provikimeve ruse si edhe të vendosë sanksione ndaj kreut të Republika Srpska Milorad Dodik dhe pjestarëve të regjimit të tij.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Britania e Madhe vijon që të mos ketë një strategji të mirëfilltë parandalimi të këtyre aktiviteteve. Ne duhet ta mendojmë seriozisht këtë duke rritur kapacitetet mbrojtëse të këtyre shteteve, por edhe duke aplikuar sanksione ndaj personave që duan destabilitetin e rajonit. Për shembull, në lidhje me Milorad Dodikun dhe pjestarët e regjimit të tij, ne duhet të shohim mundësinë e sanksioneve, ashtu siç kanë bërë SHBA-të”, tha ajo.

Milorad Dodik njihet si një ndër personat e Putinit në Ballkan, madje më shumë se edhe vetë Aleksandër Vuçiç. Serbia është ndër të paktat shtete që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë duke u ndarë kështu edhe nga vetë Bashkimi Europian.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Më herët, SHBA-të vunë sanksione ndaj Dodikut dhe pjestarëve të grupeve kriminale që e mbështesin atë duke përfshirë edhe personazhe serbe që aktivitetin e tyre e kanë në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *