Arrestimi i ish-kryeministrit Borisov moment “kthese” në Bullgari, hetimet nisën pas abuzimit me fondet e Bashkimit Europian
Ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov u arrestua të enjten në mbrëmje gjatë një operacioni policor mbarëkombëtar pas hetimeve nga zyra e prokurorit të Bashkimit Europian.
Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij të qendrës së djathtë të opozitës GERB, mes tyre një ish-ministër i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stojanova dhe këshilltarja e Borisovit për mediat Sevdalina Arnaudov.
Mediat lokale thanë se arrestimet kishin të bënin me keqpërdorim të ndihmës nga BE ndërsa kontrolle u kryen nga policia në disa qytete të ndryshme.
Kjo lëvizje mund të jetë një moment kthehe për Bullgarinë tha ministrja, e cila theksoi se operacioni po zhvillohet në shkallë të gjerë në lidhje me 120 raste të mundshme të mashtrimit.
Bastisjet e policisë erdhën pas një vizite dy ditore të kryeprokurores europiane Laura Koevesi në Sofje. Ajo foli për mundësinë e veprimit kundër abuzimit me fondet e BE-së në sektorë si Bujqësia, ndërtimi dhe shërbimet publike, për shkak të ngërçit të menaxhimit që kishte pllakosur Bullgarinë prej vitesh.
Borisov ka qenë kryeministër tre herë. Ai dha dorëheqjen pasi një parti e sapoformuar fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar me zotimin se do të çrrënjoste korrupsionin. Vetë Borisov ka qenë disa herë objekt i akuzave për korrupsion por ka mohuar çdo zë kundër tij.
Rruga Press