Bota

Rusia bombardon “zonën e sigurt”, Ukraina akuzon: Po sulmon gratë dhe fëmijët

Rusia zgjeron ofensivën në pjesën perëndimore të Ukrainës. 6 raketa u lëshuan në drejtim të qytetit Lviv, 2 prej të cilave u shkatërruan nga forcat ukrainase. 4 të tjera shënjestruan një zonë ku riparoheshin avionët, duke shkatërruar një godinë pranë aeroportit. Nga ky sulm nuk ka pasur viktima.

“Sulmet e armikut kundër qytetit Lviv janë një tjetër provë se nuk dëshiron të luftojë trupat e Ukrainës, por popullatën, fëmijët, gratë dhe refugjatët. Nuk ka asgjë të shenjtë për ata”, Maksym Kozytskyy, guvernator i Lviv.

Ushtria ukrainase njoftoi se raketat janë lëshuar nga Deti i Zi nga disa avionë bombardues të Rusisë. Lviv është vetëm 80 km larg kufirit polak, shumë larg zonave të betejës në Ukrainë dhe konsiderohej një zonë e sigurt. Bombardime dhe luftime janë raportuar edhe në qytete të tjera. Autoritetet lokale në Kiev akuzojnë ushtrisë ruse se po shënjestron qëllimisht shkolla dhe godina banimi.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin. Sot në mëngjes zona e banimit në lagjen Podolsku bombardua nga përbindëshat, të cilët goditën gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë. Një person vdiq, 19 u plagosën, përfshirë katër fëmijë”, Vitali Klitschko, kryebashkiak i Kievit.

Të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin. “Raketa goditi ndërtesën tonë. Apartamentet janë shkatërruar plotësisht. Nuk e di ku do të jetoj tani dhe kush do të më ndihmojë mua”, thotë Lydmila, banore e Kievit. “Mezi shpëtova gjallë. Jetoja në këtë ndërtesë. Tani besoj se nuk do jetoj më këtu”, thotë një tjetër.

Lexo më shumë  Bashkëpunëtorët e Orbanit nxitojnë ta zhvendosin pasurinë nga Hungaria

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi mercenarët e huaj që kërkojnë t’i bashkohen ushtrisë ruse se ky do të ishte vendimi më i keq i jetës së tyre. “Një jetë e gjatë është më e mirë se paratë që ndërpresin shkurt jetën tuaj”, tha ai në një videomesazh. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njofton se deri më tani, ka vrarë 14 mijë ushtarë rusë. Ndërsa që prej nisjes së luftës, ka shkatërruar 450 tanke, 93 avionë, 112 helikopterë dhe 43 sisteme anti-ajrore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *