Bota

Bideni do t’i kërkojë Kinës të mos e armatosë Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden do t’i kërkojë Kinës që të mos i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë, kur ai të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping në telefon të premten, raporton BBC.

Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar Pekinin për dështimin që ta dënojë pushtimin.

Lexo më shumë  JD Vance distancim nga Trumpi?

Bideni të enjten e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putinin një “bandit të pastër” dhe një “diktator vrasës” i cili po bënte “luftë imorale” kundër njerëzve të Ukrainës.

Këto deklarata erdhën pasi Bideni e quajti Putinin “kriminel lufte” të mërkurën, duke shprehur kështu një retorikë të ashpër.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se komentet e Bidenit ishin “krejtësisht të papranueshme dhe të pafalshme”.

Lexo më shumë  Obama reagon pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *