Bota

90% e Mariupolit është shkatërruar, thonë zyrtarët në Ukrainë

Gati 90% e ndërtesave në Mariupol të Ukrainës janë shkatërruar nga bombardimet ruse, që prej nisjes së luftimeve më 24 shkurt.

Kështu deklaruan autoritetet e qytetit në Lindje të Ukrainës, i cili është i rrethuar nga forcat ruse.

Lesia Vasylenko, një deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e presidentit Zelenski, i cili i ka kërkuar perëndimit që të vendosë zonë ndalim-fluturimi mbi territorin e Ukrainës.

Lexo më shumë  BE miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë

Raporti për Mariupolin vjen në kohën kur ekipet e shpëtimit në këtë qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – ishin strehuar për t’u mbrojtur nga bombardimet.

Përpjekja e shpëtimit po vazhdon mes bombardimeve që vijojnë ende nga forcat ruse, në periferi të qytetit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Franca mund të përballet me dhunë shkaku i zgjedhjeve, thotë ministri i Brendshëm
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *