Bota

Ushtaraku britanik vlerëson se lëvizjet ruse pasqyrojnë një “dritë” për një zgjidhje të mundshme të negociuar midis dy vendeve

Zëvendës-marshalli i forcave ajrore britanike Sean Bell, i cili ka analizuar agresionin rus në Ukrainë për Sky News, thotë se ngecja e përkohshme në përparimet e Kremlinit është për shkak të rifurnizimit të trupave ushtarake me armë dhe materiale nga Rusia dhe në fakt mund të jenë forca të armatosura që përgatiten për “shtytjen e radhës”.

Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegoi se lëvizjet ruse pasqyruan një “dritë” për një zgjidhje të mundshme të negociuar midis të dy vendeve, shkruan Sky News.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

“Ne duhet të shikojmë se ku janë prioritetet. Shumica e luftërave… nuk fitohen nga njeriu i fundit ‘në këmbë’”, tha ai.

“Mendoj se po shohim një dritëz në momentin e potencialit për një zgjidhje të negociuar, por sigurisht që të dyja palët do të duan të jenë sa më të forta për këtë”.

“Putini padyshim do të dëshirojë të marrë sa më shumë terren që të mundet përpara se të negociohet, kështu që ai të ketë pozicionin më të fortë të mundshëm për të negociuar çdo armëpushim”, ka vlerësuar tutje ai.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Zëvendësmarshalli shpjegoi gjithashtu se lëvizja e trupave ruse në jug të Ukrainës mund të jetë për shkak të vizionit të Putinit për të marrë tokën që më parë i përkiste perandorisë ruse.

Nga pikëpamja taktike, lëvizja në jug mund të lejojë gjithashtu liderin rus të krijojë një urë tokësore që lidh të dy vendet – një lëvizje që do të ndihmonte me rifurnizimin e trupave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *