Bideni do të bisedojë të premten me presidentin kinez, Xi Jinping
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të zhvillojë të premten një bisedë më presidentin e Kinës, Xi Jinping, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme kineze.
Dy liderët do të diskutojnë për marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe po ashtu për çështjet e përbashkëta, ka njoftuar ministria.
Liderët botërorë dhe ekspertët e sigurisë kanë thënë më parë se Kina është shteti i vetëm i cili mund ta bëjë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që ta ndalë pushtimin.
Rruga Press