Opinion/Aktualitet

Kush është kriminel lufte dhe kush e vendos këtë

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putinin një ‘kriminel lufte” për sulmin në Ukrainë, ku spitalet janë bombarduar. Por, deklarimi kriminel lufte për dikë nuk është aq i thjeshtë sa thuhen vetëm fjalët. Ka definicione dhe procese që vendosin kush është kriminel lufte dhe si duhet të ndëshkohen ata, raporton AP të enjten.

Shtëpia e Bardhë ka shmangur aplikimin e një skenari të tillë për Putinin, duke thënë se kërkon hetim dhe vendim ndërkombëtar. Pasi Bideni tha ato fjalë të mërkurën, Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti po “fliste nga shpirti” dhe shtoi se ekziston një proces për ta zyrtarizuar një vendim të tillë.

Hetimet për veprimet e Putinit tashmë kanë nisur. SHBA-ja dhe 44 shtete të tjera po punojnë bashkë për të hetuar dhunën dhe abuzimet e mundshme, pas votimit të një rezolute nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të ngritur një komision hetimor. Është edhe një tjetër hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, trup i pavarur në Holandë.

Kush është kriminel lufte?

Termi aplikohet për këdo që shkel një grup rregullash të miratuara nga liderët botërorë i njohur si Ligji i Konfliktit të Armatosur. Rregullat tregojnë si shtetet duhet të sillen në kohë lufte. Rregullat janë caktuar për të mbrojtur njerëzit që nuk marrin pjesë në luftë dhe që nuk luftojnë më, përfshirë civilët si mjekët e infermierët, trupat e plagosur dhe të burgosurit e luftës. Protokollet tregojnë se kush mund të targetohet dhe me çfarë armësh. Lloje armësh janë të ndaluara, përfshirë ato kimike dhe biologjike.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Çfarë krime specifike e bëjnë dikë kriminel lufte?

Shkeljet e rënda që përbëjnë krime lufte përfshijnë vrasjet e qëllimshme dhe përvetësimin e pronës pa nevojë ushtarake. Krimet e luftës përfshijnë shënjestrimin e civilëve, përdorimin e forcës disproporcionale, përdorimin e mbrojtjes njerëzore dhe marrjen e pengjeve. Gjykata Ndërkombëtare Penale gjithashtu ndjek krimet kundër njerëzimit të kryera në kontekstin e “sulmit sistematik ose të përhapur direkt kundër një popullate civile”. Këto përfshijnë vrasjet, torturën, përdhunimet, skllavërinë seksuale, spastrimin.

Mënyra që Putini ka gjasa të futet brenda pikturës si kriminel lufte është përmes doktrinës ligjore të përgjegjësisë komanduese. Nëse komandantët japin urdhra ose janë në pozicion për të ditur krimet dhe nuk kanë bërë asgjë për t’i ndaluar, mund të mbahen përgjegjës ligjërisht.

Cilat janë rrugët drejt drejtësisë?

Përgjithësisht janë katër rrugë për të hetuar dhe vendosur për krime lufte. Njëra është përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Opsioni i dytë është nëse Kombet e Bashkuara kthejnë punën nga komisioni hetimor në tribunal hibrid ndërkombëtar për krime lufte për të ndjekur Putinin.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

I treti mund të jetë krijimi i një tribunali a gjyqi për ta gjykuar Putinin nga një grup shtetesh, si NATO, BE-ja dhe SHBA-ja. Tribunali ushtarak në Nuremberg pas Luftës së Dytë Botërore kundër liderëve nazistë, është shembull.

Dhe në fund, shtetet kanë ligjet e tyre për ndjekjen e krimeve të luftës. Gjermania tashmë po heton Putinin,.

Ku mundet Putini të vihet në gjyq?

Nuk është e qartë. Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk do të dërgonte të dyshuarit në gjykatën në Hagë. As SHBA-ja nuk njeh autoritetin e gjykatës. Putini mund të gjykohet në një shtet të caktuar nga OKB-ja. Por, dërgimi i tij atje do të ishte i vështirë.

A janë ndjekur penalisht liderët tjerë në të kaluarën?

Po. Nga tribunalet pas Luftës së Dytë Botërore në Nuremberg dhe Tokio në tribunalet më aktuale, liderët e lartë janë ndjekur penalisht për veprimet e tyre në shtetet, përfshirë Kosovën, Bosnjën, Kamboxhia, etj.

Ish-lideri i ish-Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u vu në gjyq nga tribunali i OKB-së në Hagë për nxitjen e konflikteve të përgjakshme derisa Jugosllavia u shpërbë në vitet 90’. Ai vdiq në burg para se gjykata të merrte vendimin përfundimtar. Aleati i tij Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiq u ndoqën deri në fund dhe të dy po vuajnë dënim me burgim të përjetshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *