Lajme

Mijëra pula të ngordhura në Durrës, veterineri: Dëmi katastrofik, mund të mbetemi pa vezë

Ngordhja e mijëra pulave në disa pulari në Durrës ka ngritur shqetësimin se në vendin tonë mund të qarkullojë gripi i shpendëve. Ministria e Bujqësisë e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka vend për panik.

Veterineri Dardan Shehdula tha për “Abc Live” se pronarët e pularive janë në një situatë të vështirë pasi dëmi është katastrofik.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Dëmi është katastrofik. Janë investime të mëdha. Nëse vazhdohet kështu i bie që në Shqipëri të mos ketë vezë për 6-7 muaj. Prandaj duhet të merren masa. Është një nga sektorët më të zhvilluar. Shpresojmë që dëmi të ndalet këtu. Dëmi që shkaktohet nga mosbërja e vaksinave është i papërballueshëm”.

Teksa foli për problematikat më të mëdha të kompanive që merren me rritjen e shpendëve, Shehdula tha se vaksinimi i shpendëve që vijnë nga jashtë është i rëndësishëm.

“Bio siguria është një prej tyre. Gjëja  e gjallë s’ka asnjëherë siguri. Duhet skemë vaksinimi të mirë dhe shërbim veterinar, ky i fundit është më i organizuar por ka ende punë për të bërë.

Vijnë shpendë nga jashtë dhe nuk e zbatojnë karantinimin. Kjo duhet patjetër”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *