KryesoreLajme

Rama, leje ndërtimi për pallat në qendër të Bllokut për mikun e tij, Alban Eftimi

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama ka miratuar një leje ndërtimi për godinë banimi dhe shërbimesh në zemër të ish-Bllokut, për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të vjetër, Alban Eftimi.

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, i drejtuar nga Rama, ka miratuar në mes të kësaj jave vendimin për “Leje ndërtimi Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje në Rr.“Vaso Pasha (Brigada 8), Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues primar shoqërinë “Texas Development” sh.p.k.

Kompania “Texas Development” është krijuar në vitin 2019 dhe kontaktet e saj janë të njëjtat me shoqërinë “Atelier 4”, në pronësi të familjes Eftimi.

Ortakët e “Texas Development” janë “Zurich Investment Group”, në pronësi të Alban Eftimi, e cila zotëron 80 përqind të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e kanë në kuota të barabarta, nga 10 përqind, vëllezërit e tij, Andi dhe Olsi Eftimi.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq
Në foto: Alban Eftimi dhe vëllezërit e tij janë aksionerët e “Texas Development”

Alban Eftimi njihet si mik dhe një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës, që në kohën kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Eftimi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Planifikimit Urban të Tiranës, gjatë mandateve të Edi Ramës në krye të Bashkisë së kryeqytetit.

Emri i tij ka qenë ndër më të lakuarit gjatë një Komisioni Hetimor Parlamentar, të zhvilluar në vitin 2012, si një ndër përfituesit më të mëdhenj të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Ramës.

Raporti i ngushtë midis ndërtuesit Alban Eftimi dhe Edi Ramës vijoi ngushtësisht edhe kur ky i fundit u zgjodh kryeministër, në Shtator të vitit 2013.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Ndërkohë, vëllai i tij, Olsi Eftimi, ishte një prej zërave kryesorë mbështetës të Edi Ramës në idenë e tij për të prishur Teatrin Kombëtar, një veprim që u materializua në mesnatën e 17 Majit të vitit 2020.

“Atelier 4” ka realizuar disa nga punimet më të rëndësishme dhe më të kontestuara publike në Tiranë.

Kjo kompani ishte fituese për ndërtimin e Parkut të Lojërave në Liqenin Artificial, një projekt i cili i hapi rrugë betonizimit të zonës që konsiderohet si “mushkëria e Tiranës”.

“Atelier 4” është përzgjedhur gjithashtu për realizimin e disa prej projekteve të rehabilitimit të qendrave të qyteteve në kuadër të “Rilindjes Urbane”, një seri projektesh multi-miliona euro të financuar nga qeveria “Rama”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *