Bota

“Dashnia nuk është sëmundje”, “Me homofoba nuk ka shtet” – protestë në Prishtinë pasi nuk u miratua ndryshimi i Kodit Civil

Me pankartat “Dashnia nuk është sëmundje”, “Dashnia është rezistente”, “Me homofoba nuk ka shtet”, “Homofob, s’ki vend në Kuvend”, shoqëria civile është duke protestuar pasi ka dështuar miratimi i Projektkodit Civil që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë.

Protesta është duke u mbajtur në sheshet e Prishtinës, ndërsa në protestë janë duke marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Protestuesit pasi kanë qëndruar në shesh, kanë shkuar në drejtim të Kuvendit të Kosovës ku edhe kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ndryshe, të mërkurën, Kuvendi i Kosovës, dështoi të kalojë në lexim të parë Projektkodin Civil.

Në momentin e votimit në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës (shumica, deputetë të LDK-së).

Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Projektkodi Civil e definon martesën ndërmjet personave me gjini të ndryshme, si dhe në veçanti për Nenin 1138, paragrafi 2, i cili parasheh “bashkësitë e regjistruara civile me seks të njëjtë”.

Në Projektkodin Civil thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *