Bota

Qeveria italiane shkurton akcizës për karburantin, ulë me 15 cent për litër

Ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani deklaroi se do të ulin çminin e naftës, benzinës dhe energjisë elektrike.  Qeveria italiane do të ulë një pjesë të taksave, teksa njofton se kanë bërë një mbledhje për të ulur çmimet e benzinës dhe të naftës, të cilat janë rritur me 35-43 % nga dhjetori deri më sot, shkaku kryesor është lufta aktuale e Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Sky tg24 Roberto Cingolani deklaroi se shumë strategji po studiohen për të rimbursuar faturat e energjisë elektrike dhe karburantit, ulja do të jetë 15 cent për litër.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Cingolani tha se po vlerësohet aplikimi i akcizës për karburantet , pasi ka patur të ardhura më të larta se TVSH.

“Ne po vlerësojmë hipotezën e aplikimit të akcizës së lëvizshme për karburante. Meqenëse kishte të ardhura më të mëdha nga TVSH-ja, të ardhurat më të larta nga TVSH-ja mund të përdoren për të ulur akcizën në përputhje me rrethanat”, tha Cingolani. Do të vihet në zbatim një praktikë që është parashikuar që në vitin 2008, ku do të ulë taksën fikse me 22%. Ndihma për ngritjen e çmineve të produkteve ushqimore për familjet dhe bizneset, është se do të ulin taksat e larta të nvendosura muaj më parë. Këto taksa qytetarët do ti pagaujnë me këste.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *