Komisionerja e BE-së: Ju dhamë 100 milionë euro, ngërçi është tek prodhimi i pakët i vaksinave
Nëpërmjet një deklarate Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit në BE, Stella Kyriakides u është përgjigjur kritikave të dy themeluesve të Biontech, Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të cilët u tu shprehën disa ditë më parë se mungesa e vaksinave ishte për shkak të porosive të pakta që kishte bërë Bashkimi Europian. Kyriakides theksoi se ngërçi qëndron tek prodhimi dhe jo tek numri i porosive të bëra nga BE.
Ajo tha gjithashtu se negociatat me Biontech dhe partnerin e saj amerikan Pfizer kanë nisur shumë herët. Sipas Komisioneres, BE-ja e ka financuar Biontech me 100 milionë euro për ndërtimin e strukturave të prodhimit të vaksinave dhe se për këtë mbështetje kishin marrë zotimin se do të merrnin 300 milionë doza vaksinash.