Bota

Lufta në Ukrainë, fëmijët e jetimoreve rrezikohen nga trafikimi

Rreth 200 mijë fëmijë në jetimoret e Ukrainës janë më të rrezikuarit pas shpërthimit të luftës pasi mund të trafikohen nga bandat kriminale.

Një veteran ushtarak amerikan thotë se këta fëmijë duhet të largohen sa më shpejt nga vendi.

Jeremy Locke thotë se rreth 10 mijë fëmijë nga jetimoret e vendit janë zhdukur dhe s’ka asnjë gjurmë prej tyre.

Lexo më shumë  BE-ja miraton sanksione ndaj 19 zyrtarëve dhe subjekteve iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut

“Ka mijëra jetimë që janë në rrezik. Teksa trupat ruse lëvizin, kjo i rrezikon më shumë të miturit. Duhet të reagojmë menjëherë, pa humbur kohë.”-tha ai.

Locke shprehet se grupi i tij ka ndihmuar deri tani në transportin e 403 fëmijëve, dhe pret që ky numër të rritet./BBC/

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *