Bota

Arkeologët gjejnë varre të moçme dhe sarkofag plumbi në “Notre Dame”

Në katedralen e Parisit “Notre Dame” – që u shkatërrua në zjarrin e vitit 2019 – arkeologët kanë gjetur disa varre dhe sarkofagun prej plumbi, i cili mendohet se daton prej shekullit 14, kanë raportuar nga Ministria e Kulturës e Francës.

Lokalitetet e varreve “të një cilësie të lartë shkencore” janë gjetur gjatë punëve përgatitore për rinovimin e kullës së katedrales antike, ka njoftuar Ministria.

Në mesin e varreve ka qenë edhe “sarkofagu krejtësisht i ruajtur, në formën e trupit të njeriut, i punuar në plumb”, ka shkruar agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar të dhënave zyrtare ministrore.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Sarkofagu ka mundur të jetë punuar për “personalitet të lartë” dhe mendohet të datojë prej viteve 1300, që do të thotë pas ndërtimit të katedrales.

Përveç varreve, elementë të skulpturave të pikturuara u gjetën pak nën nivelin aktual të dyshemesë së katedrales dhe janë identifikuar si pjesë e paravanit origjinal të çatisë së shekullit 13 – një element arkitekturor që ndan zonën e altarit nga neosi.

Pjesë të tjera të ndërtesës, të shkatërruara në fillim të shekullit 18 u zbuluan gjatë restaurimit të “Notre Dame” në mesin e shekullit 19 dhe tashmë janë ekspozuar në Muzeun e Louvreit.

Studiuesit francezë kanë kryer gërmimet e fundit arkeologjike përpara se të ngriheshin skelet gjatë punimeve për restaurimin e Katedrales.

Afati i hulumtimeve të tyre është shtyrë deri më 25 mars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *