Bota

TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz natyror në Evropë

Gazsjellësi Trans Adriatik ka bërë të ditur se një total prej 10 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk, ku TAP lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga këto 10 miliardë metra kub, afërsisht 8.5 bcm janë dorëzuar në Itali, raporton CorriereSalentino.

Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP, tha: “10 miliardë metra kub është një moment historik simbolik, por i rëndësishëm.

Shefja e TAP, Marija Savova: Furnizimi me 10 miliardë metër kub gaz të parë në Europë ka bërë të mundur rritjen e likuiditetit në tregjet e synuara, duke forcuar rolin e TAP-it si një operator i besueshëm që mund të kontribuojë ndjeshëm në sigurinë e furnizimit në kontinent. TAP mund të dyfishojë kapacitetin e tij dhe të zgjerohet në mënyrë progresive, deri në 20 miliardë metra kub në vit, për një periudhë që varion nga 45 në 65 muaj në varësi të kërkesave të marra gjatë fazës detyruese të testit të tregut që po zhvillohet aktualisht, e planifikuar për në korrik 2023. Megjithatë, TAP mund të përshpejtojë këtë afat kohor dhe të nisë fazën e detyrueshme të testit të tregut në 2022, me kusht që të marrë shprehje interesi për një fillim të hershëm në konsultimin publik në vazhdim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *