Bota

Goditet ndërtesa me banorë në Kiev, një i vdekur

Një person ka vdekur dhe tre janë lënduar pasi një raketë goditën një ndërtesë të banuar në Kiev, ka thënë shërbimi i emergjencave të Ukrainës.

Ndërtesa është goditur mëngjesin e së enjtes në distriktin Darnytskiyi.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për kërkimin e trupave që mund të kenë mbetur nën rrënoja.


Ofensiva ruse në Ukrainë “ka stagnuar me të madhe në të gjitha frontet”, thuhet në raportin ditor të Inteligjencës britanike.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Sipas raportit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, thuhet se forcat ruyse kanë bërë përparim minimal në ditët e fundit dhe mund të vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha.

“Rezistenca ukrainase mbetet e fortë dhe shumë mirë e koordinuar. Shumica e territorit ukrainas, përfshirë edhe gjitha qytetet e mëdha, mbesin në duar të ukrainasve”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ukraina ka raportuar se afro 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit rus të nisur më 24 shkurt. Ndërsa Moska ka raportuar vetëm për afro 500 ushtarë të vdekur. Inteligjenca e SHBA-së ka llogaritur se numri i të vdekurve është afro 7000.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *