Lajme

Temperaturat rriten në 17°C, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqja e masave ajrore të ftohta nga territori shqiptar duke sjellë rritje graduale të temperaturave të ajrit. Po ashtu vendi ynë vijojnë të jetë me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe duke bërë që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme në territor do të bëhen përgjatë pjesës së dytë të ditës, ku në zonat veriore do të sjellin reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Gadishulli Iberik do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje, ku në Europën Juglindore do të jenë reshje shiu dhe dëborë e pakët. Ndërsa në Jugperëndim të kontinentit do të ketë reshje shiu. Me vranësira dhe reshje dëbore do të jenë Vendet Nordike. Por pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillim herë pas here duke sjell reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, por do të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Pritet që të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Lindje të MV. Pornë pjesën e dytë të ditës vranësirat do të pësojë zhvillim duke sjellë dhe reshje të pakta shiu në zonën Veriore të MV.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *