Bota

Ukraina reagon pas artikullit të “Financial Times”: E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim

Këshilltari i presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, Mykjhailo Podolyak, ka reaguar pas një artikulli të ‘Financial Times’ lidhur me planin prej 15 pikash që diskutohej për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në reagimin e tij në Twitter, Podolyak shkruan se e vetmja gjë që konfirmon Ukraina në këtë fazë është vetëm armëpushimi, sa i përket pjesës tjetër palët kanë pretendimet e veta.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

“E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një numër vendesh”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Podolyak:

Shkurtimisht. ‘FT’ publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgje me shume. Pala 🇺🇦 ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *