Opinion/Aktualitet

Bregdeti i “investitorëve strategjikë”, kush përfiton për të shfrytëzuar tokat?

Pa pasur asnjë lek, as përvojë, por vetëm me një premtim se ke një projekt që kushton 5 milion euro, ti mund të marrësh tokë publike falas në një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar.

I tillë është rasti i Artan Gaçit, bashkëshortit të ministres së jashtme Olta Xhacka, i cili u shndërrua në investitor strategjik.

Përveç kësaj, Artan Gaçi ka marrë projektin për të shfrytëzuar plazhin në Drimadhë, duke aplikuar me kompaninë e kunatës së ministres Xhacka.

Mjafton të premtosh pak investime e pak punësim dhe Ligji shqiptar të shpall investitor strategjik.

Me këtë status mund të shfrytëzosh brigjet e deteve, liqenet, lumenjtë, pyjet, tokat bujqësore dhe pasuri të tjera të vendit.

Shteti të garanton që me paratë publike të ndërtojë rrugën, ujin, energjinë elektrike, kanalizimet, ujësjellësin deri tek biznesi.

Ligji i debatuar për investimet strategjike, miratuar më 2015, ka rritur abuzimet me pronat më të lakmuara të Shqipërisë.

1,3 milion metra tokë në bregdet i është venë në dispozicion investitorëve strategjik gjatë 5 viteve që kur hyri në fuqi ky ligj për të zhvilluar projektet e tyre. Dy janë zonat më të kërkuara nga bizneset Gjiri i Lalzit deri në Hamanllaj në Durrës. Ndërsa zona tjetër është bregdeti i jugut duke filluar nga Palasa, Dhërmiu, Himara  deri në Ksamil.

Por deri më sot, tokat, paratë dhe lehtësirat që ka dhënë shteti për të ndërtuar hotele dhe resorte turistike kanë shkuar për të ndërtuar vila private që shitën për fitim dhe nuk krijojnë punësim e nuk nxisin turizmin.

Vijën më të bukur bregdetare në Shqipëri e kanë marrë nën petkun e investitorit strategjik biznesmenët e njohur për lidhje të afërta me qeverinë./euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *