Bota

VOA/Presidenti Biden i dërgon armatime të reja Ukrainës, mes tyre dronë

Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armatime të reja Ukraninës mes tyre kundër-ajrorë, anti-tanke e dronë si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar këtë vend për t’u mbrojtur nga Rusia.

Komentet e presidentit erdhën pasi ai njoftoi zyrtarisht se administrata e tij po dërgonte 800 milionë dollarë shtesë në armatime në Ukrainë, duke e çuar në 2 miliardë dollarë totalin e ndihmës dërguar Kievit që kur zoti Biden mori detyrën më shumë se një vit më parë. Rreth 1 miliard dollarë ndihmë janë dërguar vetëm javën e fundit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ne do t’i japim Ukrainës armët për të luftuar dhe për të mbrojtur veten gjatë të gjitha ditëve të vështira që po vijnë”, tha Presidenti Biden.

Fjalimi i Presidentit Biden erdhi disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim para anëtarëve të Kongresit amerikan duke kërkuar me shumë ndihmë për vendin e tij të rrënuar nga lufta.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *