Pse është e nevojshme ta lini fëmijën tuaj të qajë
Kur fëmijët qajnë, prindërit shpesh ndjehen të frikësuar, të shqetësuar por edhe të irrituar. Ata bëjnë ç’të jetë e mundur që t’i qetësojnë. Por, shkencëtarët pofojnë se nuk duhet të kemi frikë nga lotët e fëmijëve, madje duhet t’i lëmë ata të qajnë. Arsyet pse, jua tregon abcnews.al, më poshtë!
Qarja të çliron nga tensioni dhe ndjejat e këqija
Qarja është një sinjalizues që tregon se diçka nuk po shkon mirë. Edhe lotët e fëmijëvë në një farë mënyrë çlirojnë stresin dhe ndjenjat e këqija. Lotët zvogëlojnë një sasi të caktuar të kortizolit, hormonit të stresit, duke bërë në mënyrë natyrale që fëmija të ndihet më mirë.
I ndihmon fëmijët të përshtaten
Ka shumë rregulla dhe limite që mund të mos u pëlqejnë fëmijëve. Ju keni qenë dëshmitarë që fëmija juaj qan sepse nuk mund të hajë ushqimin e qenit, të fle në pemë apo shumë gjëra të ngjashme. Kur kjo të ndodhë, lotët në të vërtetë po e ndihmojnë të voglin tuaj të pranojë realitetin dhe t’i përshtatet atij. Kur fëmija e kthen zemërimin në lot, duke e çliruar nga ndjenjat negative.
Lotët rrisin zhvillimin shoqëror dhe emocional
Fëmijët duhet të lejohen të përjetojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre. Detyra e një prindi është të sigurohet që kjo shprehje të përshtatet brenda kufijve të tyre, si të mos dëmtojë veten ose të tjerët dhe të mos dëmtojë gjërat rreth tyre.
Kur fëmijët lejohen të shprehin emocionet e tyre në mënyrë të sigurt (madje edhe të trishtuar), aftësitë e tyre shoqërore dhe inteligjenca emocionale do të përmirësohen.
Sjellja e tyre do të përmirësohet
Kur ndihemi të dëshpëruar në praninë e një fëmije që qan, në fakt i përkeqësojmë gjërat. Studimi tregoi se fëmijët parashkollorë prindërit e të cilëve kishin një reagim të ashpër ndaj emocioneve të tyre negative e kishin më të vështirë të silleshin në një mënyrë të pranuar shoqërore dhe kishin probleme të menaxhimit të zemërimit. Pavarësisht pse vogëlushët po derdhin lot, atyre u duhet një mjedis i sigurt për të shprehur emocionet e tyre.
Rruga Press