Lajme

Thirrjes së kongresistit amerikan për pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën, i bashkohet edhe eurodeputeti Mandl

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i është bashkuar thirrjes së kongresistit amerikan Ritchie Torres, i cili së fundmi u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Mandl duke rishpërndarë deklaratën e Torres në Twitter, ka shkruar se “jemi së bashku në këtë”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Është në emër të këtij brezi dhe brezave që do të vijnë, për dinjitet, liri, jetesë të mirëfilltë, paqe, demokraci dhe shtet ligjor”, ka shkruar Mandl.

Ndryshe kongresisti Torres ka thënë se Kosova meriton të ketë një rrugë për të hyrë në BE.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, ka shkruar Torres, në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Torres ditë më parë kishte shkruar gjithashtu se Kosova meriton të anëtarësohet edhe në Aleancën Veriatlantike (NATO). 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *