Aksioni “Brezovica 3”, reagon Vuçiç: Qëllimi i tyre është të pastrojnë gjithçka nga serbët
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me aksionin policor që është zhvilluar nga policia e Kosovës.
Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç ka thënë se policia e Kosovës, hyri në disa shtëpi serbe në Shtërpcë e Brezovicë.
Sipas tij një aksion i tillë policor nuk ka për qëllim korrupsionin por ka një mision tjetër të synuar nga Prishtina, atë të pastrimit të jugut të Kosovës nga serbët, “që ata të mos mbijetojnë”.
Presidenti serb e shfrytëzoi mundësinë që sërish të kërkojë vota para zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, duke akuzuar opozitën serbe për “moskujdesjen” për serbët e Kosovës.
“Është mësim për ne që të kujdesemi që të paktën në përmasa të tilla të mos na ndodhin më tragjedi në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Rruga Press