KryesoreLajme

Karburanti iu merr shqiptarëve çerekun e pagës

Nga Adi Darsi

Rritja e çmimit të karburanteve në javët e fundit është një goditje rrënuese për atë që mund të quhet shtresa e mesme në Shqipëri. Ndryshe nga të gjithë vendet e tjera të rajonit apo të botës, përdoruesit e automjeteve në vendin tonë , me çmimet aktuale të karburanteve, duhet të paguajnë çerekun e pagës, nëse duan ta mbajnë mjetin në punë.

Bazuar në të dhënat e pagës mestare për secilin nga vendet e rajonit dhe nga çmimi përkatës i karburantët, mbi të cilat janë bërë përllogaritjet, rezulton se shqiptarët e paguajnë dyfish e në mos më shtrenjtë për furnizimin e automjetit të tyre.

Kjo është e pritshme kur dihet që paga mesatare në Shqipëri në periudhën 2020-2021, ka qenë më e ulta e rajonit, 436 euro, ndërkohë që më të lartën e ka Mali i Zi, 787 euro.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Veç pagës mesatare më të ulët, Shqipëria ka edhe çmimin më të lartë të karburanteve në rajon. Për efekt krahasimi edhe me vendet e tjera morëm si tregues një litër benzinë – por ai nuk ndryshon as për naftën. Kështu për shembull, më 14 mars një litër benzinë 95 oct në vendin tonë ishte 1.80 euro. Çmimin më të lirë e ka Maqedonia e Veriut (ku qeveria ndërhyri fort), vetëm 1.40 euro për litër.

Duke marrë si një mesatare mujore konsum të karburantit prej 60 litrash në muaj, (ky është një tregues i përdorur në vendet e BE dhe më gjerë), rezulton që nga paga e tyre, konsumatorët shqiptarë të karburanteve duhet të lenë në muaj 108 euro.

E shprehur si përqindje 24,8 për qind të pagës. Në këtë tregues na ndjek Kosova, ku konsumatorët duhet të paguajnë 17,7 për qind të pagës, ndërkohë të gjithë vendet e tjera të rajonit paguajnë sa gjysma e konsumatorëve të Shqipërisë. Treguesin më të mirë e kanë serbët, vetëm 11,2 për qind të pagës.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Për të vijuar krahasimin vlen të thuhet se më 8 mars kur nafta kapi nivelet rekord në bursa, konsumatorët e Greqisë u alarmuan sepse panë që me çmimet e vendosura në tabelat e karburanteve do të duhej të paguanin 5.58 për qind të pagës së tyre mujore, niveli më i lartë për vendet e BE. Por nëse grekët më 8 mars, në kulmin e çmimit të shtrenjtë paguanin 5.58 për qind të pagës mesatare, treguesi i mësipërm për Mbretërinë e Bashkuar ishte vetëm 3.11 për qind, për Gjermaninë 2.92 për qind dhe në SHBA vetëm 1.22 për qind të pagës.

Karburantet janë shtrenjtuar kudo në botë, por shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kudo në botë!

KARBURANTET SI PESHË NË PAGË, KRAHASIMI ME RAJONIN

(të dhënat janë të gjitha në euro)

VENDIPaga mesatare2020-2021Çmimi për litërgasoil 95 oct14 mars 2022Vlera e paguarpër 60 litraPesha në pagësi përqindje
Shqipëria4361.8010824,8
Kosova4771.4184,617,7
Maqedonia e Veriut6851.408412,3
Mali i Zi7871.74104,413,2
Bosnjë Hercegov.7711.4788,211,4
Serbia7751.458711,2
Burimi: Open Data Albania, GlobalPetrolPrice.com

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *