Lajme

Elsa Lila pjesë e grevës së urisë së PS! Deklarata e Ramës: Erdhi nga Italia për Rilindjen

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila u kthye sot në kryefjalë në mediat shqiptare dhe italiane. Shkak u bë arrestimi i saj për shkak të përfshirjes në një grup kriminal që dyshohet se trafikonin lëndë narkotike. Mirëpo, artistja shqiptare vite më parë ka qënë shumë aktive në politikën shqiptare, në Partinë Socialiste. Asokohe PS ishte në opozitë, ndaj hyri në grevën e urisë në çadrën para kryeministrisë.

Në vitin 2010 ajo iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku bëri thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Elsa Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

“Me Elsën, yllin e pashuajtshëm që sot erdhi për të votuar Rilindjen”, shkruante Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *