Ministrja Hollandez i Mbrojtes: Vendet e NATO-s do vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë
Holanda dhe vendet e tjera të NATO-s do vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë edhe pse këto dërgesa mund të bëhen objektiv i sulmeve ruse, ka thënë ministrja holandeze e mbrojtjes Kajsa Ollongren.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet, ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë”, tha zonja Ollongren gjatë mbërritjes së saj në një takim me ministrat e mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Lexo më shumë Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
Deklarata vjen pasi Rusia paralajmëroi gjatë fundjavës se dërgesat ushtarake perëndimore në Ukrainë mund të shiheshin si “objektiva legjitime” për sulme.
© Rruga Press

