Bota

Luftë për mbijetesë, raftet bosh në Ukrainë, Kievi vetëm 2 javë rezerva

Raftet e supermarketeve në Ukrainë kanë nisur të boshatisen. Teksa vendi hyn në ditën e 21 të luftës produktet ushqimore po shterojnë.

Në qytete si Mariupoli i cili prej ditësh është bërë shënjestër e bombardimeve ruse njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë ujë dhe ushqimet bazike për të mbijetuar. Ndërsa në Kiev vlerësohet se rezervat ushqimore mund të zgjasin vetëm dy javë, nëse kryeqyteti sulmohet në shkallë të gjerë nga forcat ruse.

Kriza ushqimore ka nisur të ndihet edhe në perëndim, si për shembull në Gjermani, Britani dhe Franë ka mungesë produktesh bazike siç është vaji, mielli, maja dhe kripa. Edhe magazinat qendrore të Berlinit janë gjetur në një situatë të vështirë, duke mos arritur të ruajnë një qarkullim të rregullt të produkteve.

Lexo më shumë  Vetëm gjatë ditës së djeshme ushtria ruse ka humbur 1110 ushtarë të tjerë në Ukrainë

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit kanë reaguar duke grumbulluar produkte.

Mbi të gjitha, ekziston frika e përhapur se planeti ka hyrë në ujëra të paeksploruara. Sidomos Evropa.

Konsumatorët nuk janë të kufizuar në blerjet e tyre javore, por mbushin shtëpinë e tyre me furnizime në rast se diçka ndodh. Nga ana tjetër nxitojnë të blejnë produkte që mund t’i rezistojnë kohës, ndoshta në pak ditë apo edhe javë çmimi i tyre mund të rritet edhe më shumë.

Lexo më shumë  Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Rritja e çmimeve të produkteve , në fund të fundit, është një dukuri e përditshme. “Ne besojmë se kjo luftë do të rrisë më tej çmimet,” tha Joachim Ruckvid, president i Shoqatës Gjermane të Fermerëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *