Forcat ukrainase rrëzuan dy avionë luftarakë rusë Su-30
Në orën 5:00 të mëngjesit të së mërkurës, më 16 mars, në jug të Ukrainës, njësia raketore kundërajrore e Komandës Ajrore Jug rrëzoi dy avionë luftarakë rusë të supermanovrueshëm Su-30SM.
Lajmin e ka bërë të ditur Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook, transmeton Ukrinform, përcjell Rruga Press.
Lexo më shumë Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
“Dy avionë luftarakë të drejtuar nga forcat pushtuese u përpoqën të sulmonin një fshat në rajonin e Odesës. Njësia raketore kundërajrore e Komandës Ajrore Jug shkatërroi të dy avionët luftarakë. Pilotët u hodhën dhe e ndoqën avionin në Detin e Zi të Ukrainës,” thuhet në deklaratë.
Rruga Press

