Truss: Putin po përdor armë më ekstreme
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se është “shumë, shumë, shumë e vështirë”.
Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të marrë furnizime në qytet dhe për të mbështetur ukrainasit në mbrojtjen ndaj kryeqytetit.
“Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën përparimin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Kievi do të bjerë përfundimisht, duke thënë se askush nuk parashikoi që pushtimi i planifikuar do të shkonte “aq keq për Rusinë”.
Ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Presidentit Volodymyr Zelensky – të cilin ajo e përshkruan si një “figurë vërtet frymëzuese” – të gjithë mbështetjen që mundet.
Rruga Press