Bota

Gjeneralët e Zelenskyt shpjegojnë pse Kievi nuk do të bjerë lehtë në duart e rusëve

Dy gjeneralë ukrainas, Andrei Krychenko dhe Sergei Knyazev i thanë BBC-së se Kievi, kryeqyteti ukrainas, “ka forca që do të bëjnë dallimin kundër rusëve”.

Dy gjeneralët pranojnë se qyteti është i prekshëm nga raketat, por vënë në dukje se rrethimi rus mund të forcohet me kalimin e kohës rreth kryeqytetit ukrainas, por qendra e Kievit është ende “e paprekur”.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

 “Topografia dhe toka e qytetit janë në anën” e ukrainasve nënvizon BBC dhe duke cituar gjeneralin ukrainas,  Andrei Krychenko, vazhdon: “qyteti i Kievit është i madh dhe ndahet nga lumenj, jo vetëm nga Dnieperi i madh që ndan Kievin në dysh por edhe nga degët e tij”.

Ukrainasit theksojnë gjithashtu se kanë “ura strategjike”, duke i penguar kështu rusët të pushtojnë.

Për t’iu afruar qendrës së Kievit,  atyre do t’u duhet të kalojnë zona moçalore, gjë që është shumë më e vështirë nëse merret parasysh se ushtria ukrainase “pret” në shumë prej këtyre vendeve për t’i goditur nga distanca.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *