Lajme

Rekord në Europë/ 11 mijë shqiptarë aplikuan për azil në vendet e BE-së në 2021

Ndonëse me ritme më të ulëta, shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë. Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë).

Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime. Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Shqiptarët, aplikuesit më të mëdhenj në Europë

EUAA shkruan se grupi më i madh i azilkërkuesve europianë ishin shqiptarët (11 100), të ndjekur nga moldavët (7 700). Të dy paraqitën rreth 70% më shumë aplikime në 2021 sesa në 2020. Krahasuar me vitin 2020, një numër i ngjashëm ukrainassh (6 300) kërkuan azil, por aplikuan tre herë më shumë bjellorusë (3 800). Një rritje dukshëm më e fortë ka ndodhur vetëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (5 000), aplikimet e të cilëve janë katërfishuar.

Aplikimet në total

Sipas EUAA, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE+ u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020. Niveli në 2021 ishte afërsisht i ngjashëm me atë në 2018, por ende disi më i ulët se në 2019. Ndonëse nuk mund të përjashtohet që COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen të kenë ende ndikim në procedurat e azilit, çdo efekt i tillë duket të ketë qenë dukshëm më i dobët se në vitin 2020.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rritja e përgjithshme e kërkesave për azil në vitin 2021 u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë. Afganët depozituan dy herë më shumë aplikime (rreth 97 800) krahasuar me vitin 2020. Pas marrjes së Afganistanit nga talibanët, vendet e BE+ morën më shumë se 10 000 aplikime afgane çdo muaj që nga gushti, niveli më i lartë nga të gjitha kombësitë e tjera. Megjithatë, në përgjithësi në vitin 2021, sirianët ende depozituan pak më shumë aplikime (106 000) sesa afganët, dhe pothuajse dy të tretat më shumë se në vitin 2020.

Irakianët ishin grupi i tretë më i madh i aplikantëve në vitin 2021 (rreth 28 700). Ndërsa aplikimet e tyre janë rritur gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme nga viti 2020 (+ 58 %), pjesërisht për shkak të rrugës së re të migrimit të parregullt nëpërmjet Bjellorusisë, ato mbetën më të ulëta se në vitet para 2020. Irakianët u pasuan nga pakistanezët (24 600), turqit (23 700) dhe Bangladeshit (20 000). Për të tre kombësitë, aplikimet ishin dukshëm më të larta se në vitin 2020./ Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *