VIDEO/ Ushtari rus qëllon për vdekje civilin ukrainas
Ushtria ruse pabesisht po vret edhe civilët. Rasti më konkret dhe tragjik njëkohësisht është transmetuar nga kanali gjerman ZDF ku një video tregon sesi ushtari rus qëllon me gjakftohtësi një civil ukrainas, i cili u dorëzua duke ngritur duart lart.
Materiali në fjalë është regjistruar më 7 mars 2022 nga një dron, pranë kryeqytetit ukrainas. Sipas ZDF, dy video të veçanta u dërguan në Frontal nga një burim anonim dhe përmbanin pamjet tronditëse, të marra në autostradën E40, disa kilometra në perëndim të Kievit.
Droni regjistroi pozicionin forcave të blinduara ruse disa metra larg një karburanti. Tanku mban letërnjoftimet e forcave ruse në Ukrainë.
Është rreth orës 14.16 të mesditës dhe droni regjistron makina të ndryshme që nuk janë ushtarake, që shkojnë drejt qendrës së Kievit.
Më pas ndodh diçka e tmerrshme: një person del nga makina me duar të ngritura, por qëllohet dhe bie menjëherë pas makinës. Ushtarët rusë vrapojnë nga pozicionet e tyre në vendin e krimit. Fakti që ata janë ushtarë rusë duket nga shiritat e bardhë që ata mbajnë për t’u dalluar nga armiqtë në Ukrainë, shpjegon ZDF.
#Putin spricht von einer Spezialaktion in der #Ukraine, die sich nicht gegen Zivilisten richte. Eine Drohne filmte allerdings wenige Kilometer westlich von Kiew, wie ein Zivilist von offenbar russischen Soldaten erschossen wird. #ZDFfrontal exklusiv, mehr zum Krieg 21.15 Uhr @ZDF pic.twitter.com/1FDdD7v9Ww
— frontal (@ZDFfrontal) March 15, 2022
Rruga Press