Edhe Kim Jong-un poshtëron Putinin që i kërkoi ndihmë: Je tepër i çmendur për ne
Raportohet se Kim Jong-un i Koresë së Veriut i ka mohuar Vladimir Putinit ndihmën për pushtimin e tij në Ukrainë, duke i thënë se Rusia është “tejet e çmendur”.
Pretendimi vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës arriti në stanjacion, me raportet për një Vladimir Putin të tërbuar që po konsideronte t’i kthehej “Planit B” – armëve jokonvencionale.
Rusia pretendon se ka siguruar të gjithë rajonin e Khersonit, pasi e pushtoi fillimisht qytetin dy javë më parë.
Por mbrojtësit ukrainas mbeten sfidues dhe vazhdojnë të shënojnë fitore taktike në terren.
Kanë dalë raporte që tregojnë se Rusia ka humbur deri në 13,500 trupa në luftime, së bashku me armatimet e dëmtuara apo shkatërruara.
Kjo gjendje e ka detyruar Moskën të kontaktojë miqtë e saj jashtë vendit.
Dyshohet se Rusia i ka kërkuar ndihmë financiare dhe ushtarake Kinës për luftën në Ukrainë.
Por Kina e ka hedhur poshtë këtë pretendim, përmes një zëdhënësi të ambasadës kineze në SHBA.
Rusia që i bën thirrje Koresë së Veriut për ndihmë nuk duhet të jetë befasi, pasi Pyongyangu ka qenë historikisht një aleat kyç i Moskës, përmes lidhjeve të saj historike me epokën komuniste të Bashkimit Sovjetik.
Kim nxitoi të mohonte ndihmën për Putinin, sipas autores së XSoviet-News, Sarah Hurst.
Duke postuar në Twitter ajo u shpreh: “Thuhet se Rusia i ka kërkuar ndihmë Koresë së Veriut me pushtimin që është duke dështuar.”
“Koreja e Veriut u përgjigj: Je tepër i çmendur për ne”.
Raportet e kësaj natyre nuk janë verifikuar nga burime të tjera./Mirror.uk
©Rruga Press